Ka bere nje ndeshje te mire, ka luajtur si e barabarte per rreth 35 minuta por ne fund eshte mundur nga Flamurtari kampion ne fuqi i vendit. Vllaznia e basketbollit te femrave sot ka patur nje prove te veshtire ndaj vlonjateve te cilen e ka humbur ne shifrat 44-54.

Ne takimin e luajtur pasdite ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi” vajzat e drejtuara nga trajneri Bledar Gjeçaj kane bere nje loje shume te mire. Ne perioden e pare ne fakt nuk e nisen ashtu si duhet dhe per kete ajo eshte mbyllur 19-4 ne favor te Flamurtarit.

Nderkohe shkodranet korigjojne shume gjera ne te dyten duke e fituar 21-15 dhe ne kete menyre kane ngushtuar shifrat duke shkuar ne pushim prej 9 pikesh ne favor te Flamurtarit. Ajo ngushtohet edhe me shume ne te treten qe fitohet serish nga Vllaznia 7-4 dhe perpara periodes se fundit rezultati eshte 32-38.

Fillimi i periodes se fundit eshte shume i mire per shkodranet qe arrijne madje te barazojne shifrat ne nje moment, por ne fund kur duhej qetesia dhe saktesia, kjo nuk ndodhi. Vlonjatet perfituan, fale edhe pervojes se tyre dhe e fituan krejt ndeshjen me rezultatin 54-44.

Per Vllaznine si zakonisht pikeshenuesja me e mire eshte Bernada Rreshpja me 17 pike te shenuara, nderkohe qe Anisa Bokrina ka shenuar 11, Taylor 11, Sindi Kryeziu 3 dhe Ingrid Dashja 2 pike./SHKODRA-SPORT.COM/