Vllaznia e volejbollit te meshkujve ka marre fitoren e dyte ne ndeshjet e Kupes se Shqiperise, pikerisht ne ndeshjen ndaj Skenderbeut e luajtur pasditen e sotme ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi”. Kuqeblute kane triumfuar me rezultatin 3-2 ndaj korçareve.
Takimi ka nisur mire per vendasit te cilet e fituan setin e pare 25-23 dhe madje edhe te dytin, kete here me lehte ne shifrat 25-18 dhe kjo krijoi pershtypjen se gjithçka do te mbyllej shpejt, por nuk do te ndodhte keshtu.
Skenderbeu reagoi duke luajtur me mire ne setin e trete. Korçaret perfituan edhe nga disa gabime te lojtareve te Vllaznise dhe si rrjedhoje e fituan ate 27-25 duke rihapur ndeshjen. Po ashtu edhe ne te katertin ato kane luajtur me mire duke fituar serish. Kete here me rezultatin 25-22 dhe duke e çuar kete perballje ne set final.
Shkodranet ne fakt nuk e prisnin qe te ndodhte keshtu, megjithate reaguan ne setin e trete ne te cilin luajne me mire dhe si rrjedhoje arriten ta fitojne 15-11 dhe ne kete menyre krejt ndeshjen me rezultatin 3-2.
Pas ndeshjeve te javes se trete te Kupes se Shqiperise, Vllaznia me 5 pike ndodhet e pozicionuar ne vendin e trete ne grupin B dhe duke qene ne gare per njerin prej dy vendeve te para, te cilet te çojne me pas ne gjysmefinalet e ketij kompeticioni./www.shkodrasport.com/