Vllaznia e basketbollit te meshkujve e ka nisur me humbje kampionatin. Pavaresisht entuziasmit qe mbizoteronte ne kampin kuqeblu para ndeshjes, duhet thene se 40 minutat e saj treguan tjeter gje. Ka qene ekipi i Teutes qe ka luajtur me mire ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi” dhe ne fund ka triumfuar me rezultatin 95-87.
Starti i takimit ka qene i mire per miqte te cilet pas dy pikeve te Memçajt per Vllaznine, kane arritur te shenojne 11 njera pas tjetres duke u vene ne udheheqje te rezultatit. Por ne fundin e periodes se pare pas nje trepikeshi te Shestanit gjerat ndryshojne dhe ajo do te mbyllej ne shifrat e barabarta 20-20.
Nje rezultat i tille u duk se do t’i jepte zemer basketbollisteve te Vllaznise, por ne fakt nuk do te ndodhte keshtu. Teuta dominon ne parket dhe e mbyll perioden e dyte ne shifrat 24-13 duke shkuar ne kete menyre ne pushimin e ndeshjes me nje diference prej 11 pikesh ne favorin e saj.
Nje epersi e tille thuajse u ruajt deri ne fund dhe pavaresisht se shkodranet herepashere tentonin te afroheshin, nuk ia dolen dot. Pak sekonda para fundit, diferenca ngushtohet deri ne 3 pike, por jo me shume sepse Teuta e thellon serish avantazhin dhe ne kete menyre ia del ta fitoje kete ndeshje me rezultatin 95-87.
Vllaznia ne kete menyre starton keq kampionatin dhe mbase euforia e tepert ne rradhet e pjestareve te saj e demtoi. Po ashtu edhe fakti qe skuadra gjate gjithe kesaj periudhe nuk ka zhvilluar ndeshje miqesore dhe lojtaret e ardhur nga kontinenti i larget ende nuk jane adaptuar me pjesen tjeter te basketbollisteve vendas./www.shkodrasport.com/