Javen e pare e kishte pushim ne kalendar dhe prandaj ka qene dita e sotme ajo qe ka rregjistruar te paren ndeshje per kampionat te ekipit te volejbollit te meshkujve te Vllaznise. Ai ka pritur ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi” ekipin e Elbasanit, ndaj te cilit ka fituar me rezultatin 3-1.
Ndeshja ne fakt ka nisur me mire per elbasanasit te cilet shfrytezojne edhe disa gabime te njepasnjeshme te lojtareve te Vllaznise qe shfaqin edhe shenja nervozismi ne fushen e lojes dhe si rrjedhoje ky set i pare do te fitohej nga miqte me rezultatin 25-18.
Kuptohet qe ne kampin kuqeblu askush nuk mund te pajtohej me nje start te tille dhe reagimi erdhi menjehere. Vllaznia luan me mire ne setin e dyte te cilin e fiton me shifrat 25-21 duke barazuar gjithçka. Dominimi i saj do te vijonte edhe ne dy setet e tjera te cilet po ashtu fitohen nga shkodranet.
Ne te tregin jane fiksuar shifrat 25-18, ndersa ne te katertin 25-21 dhe ne kete menyre ekipi i drejtuar nga trajneri Artan Kalaja do ta fitonte krejt ndeshjen me rezultatin 3-1 duke marre ne kete menyre edhe tre piket e para ne kampionat./www.shkodrasport.com/