Vllaznia prezanton nje tjeter futbollist te Akademise. Diten e sotme ajo ka zyrtarizuar kontraten e firmosur me portierin 19 vjeçar Aron Jukaj i cili per tre vitet e ardhshme do te jete i veshur kuqeblu.
Portieri ne fjale ne fakt nuk eshte nje emer i panjohur per ekipin e pare te Vllaznise sepse ka luajtur si titullar ne dy ndeshjet e sezonit qe sapo u mbyll, pikerisht ne sfidat ndaj Skenderbeut, te vlefshme per javet e fundit te fazes se trete dhe te katert te kampionatit, duke treguar nje forme shume te mire.
Jukaj eshte prej 5 vitesh pjese e Akademise Vllaznia dhe tashme ka ardhur momenti per te treguar vlerat e tij me te mira. Bashke edhe me Qarrin dhe Mehidrin, kjo treshe ofron siguri per porten kuqeblu.
Ne kete menyre drejtuesit e klubit po mendojne edhe per te ardhmen dhe kjo e Jukajt eshte firma e katert rradhazi qe hedhin pas atyre me futbollistet e tjere si Ersi Zaganjori, Kevin Dodaj e Klajti Halili. Kjo do te thote se tek Vllaznia jane duke u fokusuar maksimalisht tek puna me elementin e ri./www.shkodrasport.com/