Vllaznia futsalla nuk ia ka dale ta munde serish Tiranen dhe si rrjedhoje tashme eshte detyruar edhe t’ia leshoje vendin e dyte ne renditje. Sfida ne mes ketyre dy skuadrave eshte luajtur pasditen e sotme ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi” te Shkodres dhe eshte shoqeruar me nje rivalitet te madh.
Kane qene bardheblute ata qe kaluan te paret ne avantazh me ane te futbollistit Gjeçi, por portieri Fatos Behari ka barazuar per shkodranet dhe me pas ka qene Denis Çokaj qe ka shenuar dhe i ka kaluar ne avantazh ata.
Megjithate miqte nuk hoqen dore nga perpjekjet e tyre per te fituar kete ndeshje dhe ne fundin e pjeses se pare kane barazuar me ane te futbollistit Kosova dhe ne kete menyre gjysma e pare e ndeshjes eshte mbyllur ne shifrat e barabarta 2-2.
Ne fillimin e se dytes eshte Vllaznia qe shenon serish me ane te Denis Çokajt, por avantazhi nuk zgjat shume. Miqte barazojne per here te trete me ane te futbollistit Gjoka dhe me pas madje do te shenojne edhe dy here te tjera me Mertirin dhe Kosoven.
Perfundimisht 5-3 per Tiranen qe me 12 pike i merr vendin e dyte Vllaznise e cila pas kesaj humbje zbret ne vendin e trete, megjithate gara vazhdon dhe shkodranet jane te vendosur per te tentuar deri ne fund fitimin e titullit kampion.(www.shkodrasport.com)