Vllaznia ka mbyllur sot pergatitjet per ndeshjen e rradhes, ate qe do te luaje pasditen e neserme ndaj Kastriotit ne Shkoder, sfide kjo qe do te startoje ne oren 17.00.

Seanca e fundit eshte zhvilluar ne fushen e stadiumit “Loro Boriçi” dhe kryesisht ka qene nje stervitje taktike teksa trajneri Brdariç dhe stafi i tij kane pergatitur skuadren per menyren si do te luajne ndaj krutaneve.

Duke qene se perballe do te kene nje kundershtar qe do te mbrohet me te gjitha forcat, stafi ka punuar per disa minuta me lojtaret e repartit ofensiv, per te provuar menyrat e ndryshme si mund te godasin porten e Kastriotit.

Ende nuk eshte e qarte se si do te luhet ne vijen e pare, por me siguri qe Vllaznia do te provoje te hedhe ne fushe disa lojtare me aftesi te mira shenuese.

Per me shume ne lidhje me stervitjen e sotme te kuqebluve, mund te ndiqni videon e meposhtme: