Ashtu siç e kishte paralajmëruar që mbrëmë, këngëtari i mirënjohur shkodran Sidrit Bejleri ka publikuar sonte këngën për Vllazninë të cilën e ka bërë kohët e fundit.
Një këngë që nuk është për Vllazninë kampione siç e menduan të gjithë, por është një këngë- himn dhe kjo duket qartë edhe në refrenin e saj ku thuhet:
Vllazni, Vllazni/ je dashnia jonë/ Ne me ty, ne me ty/ Kuq e blu gjithmonë
Kënga titullohet thjesht “Vllaznia”, me tekst e muzike te Sidrit Bejlerit dhe orkestrim te Shpetim Saraçit, ajo është publikuar bashkë me videoklipin e realizuar ditët e fundit nga regjisori i njohur Eduard Grishaj. Ja teksti i kësaj kënge:
Vllazni
Porsi gurë të Rozafës së lashtë,
Ti Vllazni me vllazën bashkë
Gjyshat tonë e baballarët
Brez pas brezi ty të kanë dashtë.
Ti je djepi, je futbolli
Na ndez zemrën, krahanorin
E tanë botën të na falin
Për Vllazninë kangën s’e ndalim.
Vllazni, Vllazni
je dashnia jonë
Ne me ty, ne me ty
Kuq e blu gjithmonë
Emri jot asht histori
E kena thirr na qysh fëmijë
Do ta thrrasim prapë të tanë
Sa të ketë Shkodër e shkodranë
Ti je kuq si zemrat tona
edhe blu si qiell’ i Zotit
E me ty do të jemi gjithmonë
Si kur humb e kur fiton.