Vllaznia ne volejboll per femra nuk e ka patur aspak te veshtire ta fitoje ndeshjen e pare te fazes play-out ndaj Lushnjes. Asaj i eshte dashur me pak se nje ore qe ta mbylle ndeshjen dhe per te menduar ne kete menyre per sfiden e dyte qe do te luhet pas 5 ditesh ne Lushnje.

Seti i pare i ndeshjes se luajtur pasditen e sotme ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi” ka patur deri diku pak me shume rivalitet dhe vajzat lushnjare kane arritur te shenojne 17 pike perballe 25 te shkodraneve. Por ne te dyten gjithçka eshte bere me e lehte sepse Vllaznia e fitoi ate ne shifrat e thella 25-9.

Edhe ne te tretin serish thuajse e njejta gje dhe volejbollistet e drejtuara nga trajnerja Nora Deda kane triumfuar serish, kete here me shifrat 25-13 dhe ne kete menyre krejt takimin me rezultatin e paster 3-0.

Takimi i dyte ne mes ketyre dy skuadrave do te luhet ne pallatin e sportit “Llazar Llupo” te Lushnjes me date 16 prill ne oren 12:00. Ne rast fitoreje te Vllaznise dhe te gjitha gjasat jane qe te ndodhe keshtu, atehere gjithçka merr fund dhe ajo do te siguronte qendrimin ne Superlige dhe Lushnja do te mbetej perseri ne kategorine e pare.

Por ne rast te nje fitoreje te volejbollisteve lushnjare, atehere Federata Shqiptare e Volejbollit ka caktuar edhe nje takim te trete dhe te fundit me 20 prill serish ne Shkoder, megjithate Vllaznia do te kerkoje te mbylle gjithçka ne perballjen e dyte.(www.shkodrasport.com)