Dita e djeshme dhe e sotmja jane shoqeruar me reshje te dendura shiu edhe ne Shkoder. Kjo ka bere qe te gjitha ndeshjet e kampionateve te futbollit (me perjashtim te Superiores) te pezullohen, por nga ana tjeter ekipet kane vijuar me pergatitjet per sfidat e rradhes.

Keshtu ka vepruar edhe ekipi i Vllaznise qe nuk ka dashur t’ia dije per reshjet e dendura te shiut. Seanca e sotme ka nisur ne oren 11.00 ne fushen sportive “Reshit Rusi” dhe thuajse nga fillimi e deri ne fund eshte shoqeruar nga nje mot shume i keq.

Kjo nuk i ka penguar futbollistet kuqeblu te zbatojne programin stervitor, nderkohe qe perkrah tyre kane qene edhe trajneret Osmani, Livoreka, Shtubina, Lekiqi e Locaj. Fundi i stervitjes sigurisht qe i ka gjetur te gjithe “qull”, por tek asnjeri prej tyre nuk ka patur ankesa.

I gjithe fokusi i Vllaznise eshte i perqendruar tek ndeshja e se henes ndaj Partizanit ku do te tentohet marrja e nje rezultati pozitiv. Problem mbeten mungesa e disa futbollisteve, megjithate tashme kjo eshte nje histori e zakonshme dhe stafi po mendon te beje me te miren pa keto lojtare./SHKODRA-SPORT.COM/