Vllaznia ka vijuar edhe diten e sotme pergatitjet per ndeshjen e rradhes, ate qe do te zhvillojne diten e diele ne oren 13:30 ne stadiumin e qytetit te Laçit ndaj skuadres vendase, sfide kjo e vlefshme per javen e 22-te te “Abissnet Superiore”.

Kjo seance eshte zhvilluar ne fushen sportive “Reshit Rusi” dhe ne te kane marre pjese te gjithe futbollistet. Stafi teknik i ka kushtuar shume rendesi anes taktike duke fokusuar gjithçka tek perballja e rradhes.

Kuptohet qe synimi i kuqebluve per kete ndeshje eshte nje dhe i vetem: Marrja e nje rezultati pozitiv. Qe do te thote se per ta e rendesishme do te jete moshumbja e kesaj ndeshje sepse ne kete menyre do te rregjistronin ndeshjen e shtate rradhazi ne kampionat pa humbje.

Forma e skuadres duket shume e mire. Gjendja emocionale e futbollisteve po ashtu eshte ajo e duhura dhe te gjithe keto faktore e ngrohin stafin teknik qe besojne tek suksesi edhe ne sfiden e Laçit, pavaresisht faktit qe perballe do jete nje kundershtar i forte./SHKODRA-SPORT.COM/