Vllaznia ka mbyllur sot diten e dyte te pergatitjeve qe eshte duke zhvilluar ne Ulqin. Te sistemuar nga mbremja e se martes ne hotel “Montefila”, futbollistet kuqeblu i jane nenshtruar nje stervitje intensive, shoqeruar me nga dy seanca ne dite.
Stervitjet po zhvillohen ne fushen ku i luan ndeshjet ekipi vendas “Otrant” dhe paradite kryesisht ekipi punon me shume ne aspektin fizik, ndersa pasdite kalohet edhe tek veprimet tekniko- taktike.
Ne dispozicion te trajnerit Osmani ne keto seanca jane 25 futbolliste te cilet po sterviten me shume deshire per te marre ngarkesat e duhura me te cilat do te perballojne me pas gjysmen e dyte te sezonit. E rendesishme eshte qe per momentin lojtaret nuk po shfaqin probleme demtimesh duke i perballuar me sukses ngarkesa stervitore.
Vllaznia do te kthehet mbremjen e se shtunes nga Ulqini dhe nderkohe te dielen do te udhetoje drejt Laçit per te zhvilluar atje nje ndeshje miqesore ndaj skuadres vendase./SHKODRA-SPORT.COM/