Vllaznia U17 ne futboll per femrave merr nje tjeter fitore ne kampionat dhe ecen e sigurte drejt arritjes se objektivit, shpalljes serish kampione e vendit edhe per kete ekip.

Skuadra e drejtuar nga trajnerja Paula Jaku diten e djeshme ka fituar ne transferte me rezultatin e thelle 8-0 ndaj ekipit te Egnatias. Nje ndeshje e kontrolluar ne te gjitha drejtimet nga vajzat shkodrane te cilat nuk e kane patur aspak te veshtire te triumfojne ndaj kundershtareve te tyre.

Ne pjesen e pare te ndeshjes, Vllaznia U17 ka shenuar dy gola dhe autore te tyre jane futbollistet Lusil Cungu dhe Herta Hasaj. Nderkohe ne pjesen e dyte jane shenuar edhe gjashe gola te tjere te cilet kane vulosur edhe fitoren me shifra te thella ne favor te kampioneve ne fuqi te vendit.

Ne pjesen e dyte, Hasaj ka shenuar edhe dy gola te tjere, nderkohe qe dy gola kane shenuar edhe futbollistet e tjera Ecrin Ileri dhe Eglisa Hardhija. Ne kete menyre ekipi shkodran ka marre trepikeshin e rradhes.

Pas 5 ndeshjesh te luajtura, Vllaznia ka arritur te grumbulloje 13 pike (4 fitore dhe 1 barazim) dhe kryeson renditjen bashke me ekipin e Kinostudios, por ky i fundit ka nje ndeshje me shume te luajtur. (www.shkodrasport.com)