Nga Maringlen ZHIVANI

Vllaznia U-17 nuk ia ka dalë dot të fitojë në ndeshjen e rradhës për kampionat. Kuqeblutë kanë luajtur ndaj Tiranës në fushën “Reshit Rusi” dhe janë mposhtur me rezultatin e ngushtë 0-1.

Fatin e këtij takimi e ka vendosur një gol i shënuar në fundin e ndeshjes nga futbollisti Shega për tiranasit, në minutën e 85-të. Pas këtij momenti, ekipi shkodran u mundua të reagonte, por nuk arriti dot të barazojë.

Përfundimisht, 0-1 për Tiranën që merr tre pikë në Shkodër. Ndërkohë që, Vllaznia U-17 pëson një tjetër humbje në kampionat, por sigurisht me shpresën që ndeshjet e ardhshme do të jenë krejt ndryshe për skuadrën e drejtuar nga trajneri Arbër Shytani.


U-17: Vllaznia-Tirana 0-1

Formacioni i Vllaznisë: Ndoj, Hebovija, Geci, Bregu, Kthupi, Pishtari, Shurbani (Kurtulaj 54’), Hoxha (Plori 86’), Braqi, Valikaj (Buqiqi 83’), Fusha (Vukaj 83’) (në dispozicion: Mehmeti, Taflaj, Moleci, Gruda, Belisha) Tr: Arbër Shytani