Vllaznia U17 nuk ia ka dale te fitoje ne ndeshjen e rradhes, ate qe ka luajtur paraditen e djeshme ne fushen sportive “Reshit Rusi” ndaj Skenderbeut. Ky i fundit ka luajtur me mire dhe per kete arsye ka fituar me rezultatin 3-1.

Korçaret kane bere nje 45 minutesh shume te mire dhe brenda 18 minutave te para, kane arritur te shenojne plot 3 gola. 2 prej tyre mbajne firmen e futbollistit Nasto ndersa tjetri eshte shenuar nga Agolli dhe si rrjedhoje pjesa e pare eshte mbyllur me rezultatin 3-0 ne favorin e Skenderbeut.

Shkodranet jane munduar te reagojne ne pjesen e dyte por kane arritur te shenojne vetem nje gol, pikerisht me ane te futbollistit Arber Bushati ne minuten e 65-te, gol qe nuk ka sherbyer per asgje sepse e gjithe ndeshja eshte fituar nga ana e ekipit mik.

Ne kete menyre pas kater javesh kampionat, Vllaznia U17 qe drejtohet nga trajneri Ersi Çaku ka arritur te grumbulloje 6 pike dhe mban vendin e gjashte te renditjes. Fundjaven e ardhshme kuqeblute do te udhetojne drejt Fierit per t’u ndeshur me Apolonine./SHKODRA-SPORT.COM/


VLLAZNIA U17- SKENDERBEU U17 1-3

Shenues: Bushati ’65/ Nasto ‘8, ’12, Agolli ’18

VLLAZNIA U17: Gerbeti, Bushaj, Lilo, Teli, Ymeraj, Bizi, Ivziku, Kraja, Medha, Bushati, Kapllanaj. Trajner Ersi Çaku. U aktivizuan edhe Hotaj, Ethemi dhe Spahija.