Nderprerja e kampionateve te moshave per shkak te ndeshjeve te ekipeve kombetare, ka bere qe disa prej tyre te mendojne per te luajtur ndonje ndeshje miqesore ne fundjaven qe shkoi. Keshtu ka vepruar edhe ekipi i Vllaznia U19 i drejtuar nga trajneri Elvis Plori.
Ai ka udhetuar drejt Tuzit te Malit te Zi, per te zhvilluar nje test miqesor ndaj ekipit Deçiq U19. Ndeshja eshte luajtur ne fushen stervitore te ketij ekipi dhe eshte mbyllur me rezultatin e barabarte 1-1.
Golin per ekipin shkodran ne kete takim miqesor e ka shenuar mbrojtjesi Argent Delaj. Ai ndonese luan ne prapavije, eshte gjendur ne zonen kundershtare dhe ka shfrytezuar nje pasim te njerit prej shokeve te skuadres duke e derguar topin ne rrjeten e portes tuziane.
Delaj konsiderohet nje element me shume te ardhme i cili shpeshhere eshte protagonist edhe me golat e tij, kryesisht me koke duke shfrytezuar shtatelartesine e tij, por ka raste qe shenon edhe me kembe siç beri ndaj Deçiq./www.shkodrasport.com/