Vllaznia U19 e ka fituar me rezultatin 3-1 ndeshjen e parafundit te kampionatit, ate te luajtur mesditen e sotme ndaj “Dinamo City” ne fushen sportive “Reshit Rusi” dhe tashme ka mbetur vetem sfida e javes se fundit ne Korçe ndaj Skenderbeut per te ulur siparin e ketij sezoni.

Kuqeblute e drejtuar nga trajneri Vioresin Sinani ne fakt nuk e nisen mire kete takim sepse kane qene blute ata te cilet kaluan ne avantazh ne minuten e 14-te me ane te futbollistit Zaçe. Por avantazhi i miqve nuk do te zgjaste shume.

Ne minuten e 33-te ka qene sulmuesi Klajti Halili ai qe barazoi shifrat, ndersa pese minuta para fundit te pjeses se pare Vllaznia U19 do te shenonte edhe golin e dyte me ane te futbollistit Erneser Hagrepi dhe ne kete menyre ky 45 minutesh do te mbyllej me rezultatin 2-1 ne favor te vendasve.

Ne pjesen e dyte nderkohe do te kishte vend edhe per nje gol tjeter te sulmuesit Halili ne minuten e 69-te dhe ne kete menyre e gjithe ndeshja do te mbyllej me fitoren 3-1 te kuqebluve.

Pas javes se 9-te te fazes se trete te kampionatit, Vllaznia U19 ka arritur te grumbulloje 24 pike dhe ndodhet e pozicionuar ne vendin e katert te renditjes, vend ne te cilin ne fakt do ta mbylle edhe kampionatin sepse kur kane mbetur edhe 90 minuta deri ne fundin e tij, nuk mund ta arrije vendin e trete dhe po ashtu as nuk mund te zbrese ne te pestin./www.shkodrasport.com/