Vllaznia U19 ka marre nje fitore me shume vlere ne ndeshjen e sotme ndaj Partizanit. Sfida e luajtur ne fushen sportive “Reshit Rusi” eshte mbyllur me shifrat 4-0 ne favor te djemve te drejtuar nga trajneri Elvis Plori, madje duhej te kishte qene edhe me e thelle nisur nga rastet e shumta te krijuara.
Ne kete menyre duket se kuqeblute kane “marre hak” per ndodhite e ndeshjes se sezonit te kaluar ne Tirane ku pati edhe perplasje te forta ne mes futbollisteve te dy ekipeve, madje edhe lojtare te pezulluar per nje kohe te gjate. Si rrjedhoje e asaj ngjarje, lojtaret e Vllaznise ne ndeshjen e sotme kane qene shume te motivuar.
Pjesa e pare pavaresisht perpjekjeve te te dy ekipeve nuk ka dhuruar gola, por krejt ndryshe do te ndodhte ne pjesen e dyte. Qe ne minuten e 47-te do te ishte sulmuesi Klajti Halili qe do te zhbllokonte shifrat, ndersa ne minuten e 65-te do ishte Aris Ara qe do te dyfishonte shifrat.
Pas ketij momenti ne skene do te dilte sulmuesit tjeter Gerald Kubazi i cili do te shenonte dy gola shume te bukur, por ai do te kishte edhe mundesi te tjera shenimi, ashtu si dhe Kapllanaj, Halili e Ara. Perfundimisht 4-0 per Vllaznia U19 e cila me kete fitore i afrohet edhe me shume objektivit te saj, renditjes ne mes kater skuadrave me te mira te kampionatit te cilat do te luftojne pastaj ne fund per fitimin e titullit kampion.
Nje permbledhje te golave shume te bukur te realizuar ne kete ndeshje, mund ta ndiqni duke klikuar ne kanalin zyrtar te gazetes “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: