Vllaznia U19 ka marre nje fitore me shume vlere ne javen e pare te fazes se trete te kampionatit teksa ka mundur me rezultatin 2-0 ekipin kryesues te kampionatit, Skenderbeun, ne sfiden e luajtur diten e djeshme ne fushen sportive “Reshit Rusi”.
Korçaret jane padyshim ekipi me i mire i deritanishem ne kampionat dhe si rrjedhoje fitorja ndaj tyre, i jep edhe shume vlere kuqebluve te drejtuar nga trajneri Elvis Plori. Sfida ka qene shume e luftuar nga te dy ekipet. Ne pjesen e pare pavaresisht rasteve te krijuara, nuk ka patur gol dhe si rrjedhoje ajo eshte mbyllur ne shifrat e barabarta 0-0.
Krejt ndryshe do te ndodhte ne te dyten. Ne minutat e para, pikerisht ne te katertin, do te ishte mesfushori Ensar Tafili qe mori nje top gati nga mesi i fushes dhe ka vrapuar me te ne kembe deri ne zonen korçare dhe perballe portierit te Skenderbeut ka gjuajtur sakte me te majten duke e derguar ate ne rrjete.
Nderkohe 11 minuta para fundit, do te ishte Ehren Hoxha ai qe do te dyfishonte shifrat per Vllaznia U19 dhe ne kete menyre i gjithe takimi do te mbyllej me fitoren e saj ne shifrat 2-0. Pas javes se pare te fazes play-off duket sikur gara per titullin kampion eshte hapur sepse Skenderbeu ka mbetur ne kuoten e 21 pikeve, ndersa Vllaznia pas kesaj fitoreje eshte ngjitur ne vendin e dyte me 17 pike.(www.shkodrasport.com)