Vllaznia U19 ka qene nder ekipet pretendente per titullin kampion kete sezon, por vendimet e arbitrave e kane penalizuar jo pak dhe si rrjedhoje ajo per momentin e sheh veten disi larg per arritjen e ketij objkektivi.

Rasti me i fundit i ndeshkimit eshte ai i ndeshjet se dy diteve me pare ne Fier ndaj Apolonise e cila u mbyll ne shifrat e barabarta 1-1. Siç mund ta shikoni edhe nga pamjet e meposhtme, shkodranet kane arritur te shenojne edhe nje gol te dyte ne kete ndeshje, por ai eshte anulluar per pozicion jashte loje.

Ka qene nje top pas shpines se mbrojtjes fierake dhe aty sulmuesi Kubazi me shpejtesine e tij eshte futur ne zone dhe ka arritur ta mposhte edhe portierin kundershtar dhe ta dergoje topin ne rrjete, por gjithçka ka qene e pavlefshme sepse arbitri anesor ka ngritur flamurin per pozicion jashte loje.

Nje vendim jo korrekt, te pakten nga pamjet qe ju servirim. Ne fakt, drejtuesit e Akademise Vllaznia kete sezon e kane ngritur zerin disa here per arbitrime jokorrekte ne adrese te ekipeve te tyre dhe ato jo vetem qe nuk jane ndalur por vazhdojne te jene prezent nga java ne jave siç ishte edhe ne kete ndeshjen e fundit te kampionatit U19.(www.shkodrasport.com)