Ky nuk eshte sezoni i Vllaznia U21. Ajo jo vetem e ka humbur shpejt garen per mbrojtjen e titullit kampion, por edhe rezultatet kane qene shpeshhere zhgenjyese. Keshtu ka ndodhur edhe pasditen e sotme kur eshte mundur me rezultatin e thelle 0-4 ndaj Tiranes brenda ne “Reshit Rusi”.
Një ndeshje që pati dy tabllo, me një pjesë të parë më të mirë të kuqebluve të drejtuar nga trajneri Ergi Borshi, të cilët, edhe pse nuk shënuan e kërkuan vazhdimisht golin me disa sulme të njëpasnjëshme.
Krejt ndryshe ndodhi në 45 minutat e dyta, kur bardheblutë e drejtuar nga trajneri Gentjan Muça shënuan katër herë në portën e Vllaznisë. Spikatjen më të madhe në këtë pjesë të dytë te Tirana e bëri Eno Dashi, i cili tundi dy herë portën kuqeblu, ndërkohë që dy golat e tjerë bardheblu kanë për autor Luka Hoda dhe Zarajet Ndreca.
Duhet thene se me perjashtim te portierit Mehidri, me Vllaznia U21 sot nuk ka patur asnje lojtar tjeter te ekipit te pare, nderkohe qe ka patur lojtare nga ekipi U17 dhe madje edhe nga U16.
Pas kesaj ndeshje, Vllaznia U21 ka zbritur ne vendin e tete te renditjes teksa ne 19 jave kampionat ka arritur te grumbulloje vetem 29 pike, nderkohe qe Tirana me trepikeshin e sotem u ngjit ne kuoten e 33 pikeve dhe ndodhet ne vendin e gjashte./www.shkodrasport.com/