Vllaznia U21 me ne fund gjen fitoren e pare ne kampionat, pikerisht ne javen e gjashte duke mundur me rezultatin 3-1 ekipin e Korabit ne ndeshjen e luajtur ne fushen sportive “Reshit Rusi”. Me perpara kuqeblute e drejtuar nga Ergi Borshi kishin marre 4 barazime dhe 1 humbje.

Takimi i sotem ndaj dibraneve ne fakt nuk nisi ne menyren e duhur per ekipin shkodran. Ne minuten e 14-te, pas nje krosi nga e majta, Reçi ka goditur sakte me koke duke e derguar topin ne rrjete.

Vllaznia U21 u mundua te reagonte, por goli ne fakt vonoi te dilte ne drite. Ne minuten e 38-te do te ishte Redon Dragoshi qe do te shenonte golin e barazimit dhe ne kete menyre pjesa e pare do te mbyllej ne shifrat 1-1.

Ne fillimin e se dytes, pikerisht ne minuten e 49-te do te ishte Elidon Dulaj qe do te shenonte edhe golin e dyte per kuqeblute te cilet e administrojne siç duhet avantazhin, pavaresisht se Korabi hidhet ne sulm per te barazuar.

Megjithate ne minuten e 90-te Klaudio Kodra shfrytezon nje top te gjate dhe me koke tregohet i sakte duke e derguar topin mbi portierin mik dhe direkt ne rrjete. Perfundimisht 3-1 per Vllaznia U21./SHKODRA-SPORT.COM/


VLLAZNIA U21- KORABI U21 3-1

Golat: Dragoshi ’38, Dulaj ’49, Kodra ’90/ Reçi ’14

VLLAZNIA U21: Bunjaj, Jahaj, Ramja, Paloka, Dragoshi, Kapllanaj, Dulaj, Cungu, Muhaj, Dodaj, Kodra. Trajner: Ergi Borshi. U aktivizuan edhe Moleci, Rusi e Bajrami.