Vllaznia do te luaje neser ne ora 13.30 ne stadiumin “Adush Muçaj” te Ballshit ndaj Bylisit vendas, ndeshjen e rradhes per kampionat. Nje ballafaqim interesant i cili pritet me interes ne kampin shkodran, pjestaret e te cilit duket se e kane vleresuar shume seriozisht.

Skuadra kuqeblu ka mbyllur paraditen e sotme pergatitjet per kete takim dhe me pas kane marre rrugen drejt Ballshit. Nderkohe edhe stafi teknik ka bere planet e tij per formacionin qe do te hedhe ne fushe. Ashtu siç e deklaroi vete trajneri Brdariç, mesfushori Krymi do te mungoje serish.

Po kush do te jene 11 lojtaret qe do te zbresin ne fushe nga minuta e pare? Nga sa duket, ka vetem nje dileme nese ne mesfushe do te jete apo jo Deliu. Te tjeret jane po ato qe kane luajtur ne ndeshjen e kaluar ndaj Teutes.

Duke filluar nga Qarri ne porte, per te vazhduar me katershen e mbrojtjes te perbere nga Gurishta, Andrey Yago dhe Stojanoviç me Bajramin. Ne mesfushe Qato eshte i sigurte, por nuk dihet nese do te luaje me Salen e Kahrimanoviç, apo do te jete Deliu njeri prej tyre per te formuar treshen e ketij reparti.

Ne sulm sakaq nuk pritet te kete ndryshime, me Dodajn e Malen ne ndihme te kapitenit Balaj. Me kete formacion Vllaznia do te kerkoje te marre fitoren e dyte rradhazi dhe te ruaje hapin e kryesueses- skuadres se Partizanit dhe pse jo, per ta kaluar kete jave./www.shkodrasport.com/