Vllaznia ka bere nje paraqitje zhgenjyese ne ndeshjen e trete dhe te fundit te turit kualifikues te Kupes se Shqiperise. Ajo eshte mundur me rezultatin 0-3 nga Tirana ne ndeshjen e luajtur pasditen e sotme ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi”.
Kuqeblute vetem ne turin e pare kane rezistuar, madje kane udhehequr vazhdimisht deri ne fund por Tirana ka reaguar dhe ka arritur te barazoje shifrat ne 24-24, me pas 25-25 e keshtu me rradhe deri ne 27-27 nderkohe qe ne fund kane qene volejbollistet bardheblu qe kane fituar 29-27.
Kaq ka mjaftuar qe ne fushe, ekipi shkodran eshte dorezuar ne fushe dhe nuk ka shfaqur asgje nga vlerat e tij duke ia bere shume te lehte fitoren ekipit te Tiranes.
Ky i fundit ka fituar setin e dyte 25-16 dhe po me te njejtin rezultat edhe te tretin duke fituar kesisoj krejt takimin me shifrat 3-0. Duhet thene se ne keto dy sete, duke pare qe gjerat nuk po shkonin mire, trajneri i Vllaznise Ermal Kraja u ka dhene mundesi te aktivizohen edhe te gjithe lojtareve te rinj.
Por pavaresisht humbjes, Vllaznia eshte e kualifikuar per ne turin final te Kupes se Shqiperise sebashku me Partizanin, Erzenin dhe Skenderbeun dhe do te jene keto kater ekipe qe do te luftojne deri ne fund per fitimin e ketij trofeu.