Ka shenuar nje supergol sot nga goditja e denimit, por per fat te keq ai nuk mjaftoi qe Vllaznia U21 te fitonte ndaj Kukesit, pasi gjithçka ne kete ndeshje u mbyll ne shifrat e barabarta 1-1.

William Cungu sigurisht qe nuk ndjehet mire per kete rezultat sepse mendon qe skuadra shkodrane e meritonte ta fitonte kete perballje, nderkohe qe ne aspektin personal premton te vazhdoje te punoje fort çdo dite ne stervitje.

Duke folur per “Shkodra Sport” pas ndeshjes se sotme, mesfushori 19 vjeçar ka zbuluar edhe faktin se gjate veres ka patur disa opsione per te vazhduar karrieren e tij si brenda ashtu edhe jashte vendit, por zgjodhi te qendronte tek Vllaznia.

“Nuk duhet te jemi te kenaqur sepse i kishim te gjitha mundesite per te marre tre piket ne kete ndeshje. E dominuam ate por nuk ia dolem dhe prandaj si une ashtu edhe ekipi nuk eshte i kenaqur me kete rezultat, por tashme duhet te shohim perpara dhe jo te qajme piket e lena.

Mosmarrja e fitores sot ndaj Kukesit mendoj se ishte edhe çeshtje fati sepse e dominuam ndeshjen ne te gjithe aspektet, por kuptohet qe ka vend per permiresim ne lojen tone dhe natyrisht qe do te punojme fort sepse objektivi eshte sivjet eshte fitimi i titullit kampion”- eshte shprehur 19 vjeçari kuqeblu qe mban numrin 10 ne shpine.

Nderkohe ne lidhje me te ardhmen e tij ka shtuar: “Gjate veres kam patur 2-3 oferta ne futbollin shqiptar dhe po ashtu edhe 2-3 oferta jashte, por per momentin jam te Vllaznia dhe presim se çfare do te sjelle e ardhmja./SHKODRA-SPORT.COM/