Zamir Shpuza, ish- futbollisti i Vllaznise dhe i kombetares shqiptare eshte kujtuar sot me rastin e 10 vjetorit te ndarjes se tij nga jeta. Kjo eshte bere permes nje kupe te organizuar me futbollistet e moshave te Shkodres dhe The Door nderkohe qe ne ceremonin e dorezimit te kupes kane marre pjese edhe shume figura te njohura te futbollit shkodran.
Sa i takon kupes, ne finale Shkodra ka fituar me rezultatin 1-0 ndaj The Door dhe ne fund jane dhene edhe çmimet. Si portieri me i mire eshte vleresuar Jasin Jacaj, sulmuesi me i mire Gjon Lleshi ndersa lojtari me i mire i kupes eshte vleresuar Raif Xama.
Medaljet per to jane dhene nga figurat e njohura te futbollit shkodran si Rauf Çanga, Fatmir Paçrami e Avenir Dani. Nderkohe kupen kapitenit te ekipit Shkodra, e ka dorezuar kapiteni i ekipit te Vllaznise Bekim Balaj.
Gjate ceremonise te pranishmit kane kujtuar permes emocionesh Zamir Shpuzen dhe sigurisht duke shprehur keqardhjen per ndarjen e tij nga jeta ne nje moshe shume te re, megjithate edhe sot pas 10 vitesh, kujtimet per te nuk do te shterojne kurre sepse i tille ishte ai si futbollist dhe si njeri./SHKODRA-SPORT.COM/