“Jam shume i kenaqur me presidencen e re qe na eshte bashkuar sot me firmosjen e kesaj marreveshje dhe per ndihmen qe po na japin ne te gjitha drejtimet. Keto tre biznesmene kane shume synime per boksin ne Shkoder, por edhe ne Frankfurt te Gjermanise ku shume shpejt do te ndertojne nje palester te re.
Kjo do te jete nje drite jeshile per boksieret e Shkodres te cilet do te kene mundesi te shkojne dhe te sterviten atje, madje edhe te punojne. Presidenca e re ka shume synime ambicioze edhe per rezultate te larta ne aktivitetet europiane.
Sponsorizimi i tyre nisi me mundesimin e zhvillimit te fazes pergatitore ne vere, tashme na kane blere edhe nje mjet transporti qe do ta perdorim per ekipin e boksit. Po ashtu, tek marreveshja jane edhe shume pika te tjera te cilat tregojne qarte ndihmen dhe mbeshtetjen qe keto tre biznesmene do ta japin. Jam i bindur se me kete presidence ne krye, boksi shqiptar ka per te arritur shume lart”- eshte shprehur ai.
Te plote prononcimin e kryetrajnerit Zef Gjoni dhene gjate konferences se sotme, mund ta ndiqni ne kanalin zyrtar te gazetes “Shkodra Sport” duke klikuar ne videon e meposhtme: