Vllaznia e volejbollit të meshkujve ka zhgënjyer edhe ne ndeshjen e dyte te fazes para play-off ndaj Tiranes duke humbur me rezultatin e paster 0-3 ndaj saj dhe duke i dhene fund ketu rrugetimit ne kampionat, duke mos arritur dot te kualifikohet per ne katershen e skuadrave me te mira qe do te vijojne rrugetimin e tyre drejt titullit kampion.
Ndeshja e dyte ndaj bardhebluve (e para ishte fituar nga keta te fundit 3-1) eshte luajtur pasditen e sotme ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi” dhe eshte shoqeruar nga nje loje e keqe e volejbollisteve shkodrane qe per asnje moment nuk arriten te tregojne vlerat e tyre ne parket.
Setin e pare e kane humbur duke shenuar vetem 13 pike ndaj 25 te kundershtarit. Ne te dytin ka disi me shume rivalitet megjithate Vllaznia shenon vetem 22 pike, ndersa ne te tretin gjithçka mbyllet 19-25 ne favor te miqve qe kesisoj e fitojne ndeshjen me rezultati 3-2 duke u kualifikuar per ne fazen play-off.
Ndersa per Vllaznine rrugetimi mbyllet ketu. Nje zhgenjim per skuadren e drejtuar nga trajneri Artan Kalaja qe ne merkaton e dimrit beri edhe dy perforcime ne merkato, por gjithsesi pa sukses dhe pa arritur objektivin e saj per te qene ne mes kater skuadrave me te mira te kampionatit.(www.shkodrasport.com)