Maringlen Zhivani, gazetar i sportit në një lidhje skype me ‘MCN Informacion’ ka komentuar  mundësitë e skuadrës së Vllaznisë e cila këtë sezon gjendet mes titullit dhe kupës.

Ai tha se me privatizimin e klubit, skuadra ka qenë në të tjera nivele dhe se pavarësisht se të gjitha skuadrat janë të forta, Vllaznia favorizohet më tepër nga tifozeria.

Sipas tij te Vllaznia pagesat mujore janë të rregullta dhe kjo motivon lojtarët për të ecur përpara dhe për të arritur synimet e skuadrës.

“Në fakt kemi një Vllazni që është investuar shumë për të qenë pretendente ku dhe Shkodra ka vite që pret titullin kampion dhe e do shumë sportin. Është një titull që është kërkuar prej shumë kohësh, dhe vitet e fundit ka pasur një ngritje të Vllaznisë në nivele dhe kërkesat kanë qenë në rritje nga ekipi u fituan dy kupa por në fakt ajo që do Shkodra është titulli kampion.

Mund të synojnë katër ekipe, Vllaznia mund të synojë një nga dy vendet e para, kundërshtarët janë të fortë, por Vllaznia ka tifozët e fortë dhe gjithë Shkodra e shpreson titullin.

Financat këtë sezon kanë qenë të stabilizuara ka shumë dashamirës shkodran që janë afruar te Vllaznia dhe e kanë mbështetur atë, rrogat kanë qenë të mira dhe te Vllaznia ndodh që të merren në çdo fillim muaj dhe ky është një motivim për futbollistët prandaj shpresojmë që ajo ta synojë deri në fund titullin kampion.

Te Vllaznia mungesat e lojtarëve kanë qenë të mëdha, por kampionati është i gjatë dhe mbetet për tu parë. Sfida me Partizanin është ndeshej me interes, e fundit ka dalë barazim dhe mbetet një përballje interesante dhe e bukur për tu parë”-është shprehur Zhivani.