Kualifikimi i Shqiperise per here te dyte brenda 8 vitesh ne Kampionatin Europian sigurisht qe i ka gezuar te gjithe shqiptaret ane e mbane Botes. Kuptohet qe te njejten ndjesi po perjetojne edhe ato qe kane patur fatin ta veshin me perpara fanellen kuqezi.
Njeri prej tyre eshte edhe Hysen Zmijani. Ne nje prononcim ekskluziv per gazeten “Shkodra Sport” do te shprehej: “Kjo gjenerate futbollistesh po na ben krenare te gjitheve sepse brenda 8 vitesh na kualifikuan dy here ne Europian. Gje qe me perpara se kemi menduar.
Por tani diferencat ne mes ekipeve kombetare kane filluar te reduktohen ndjeshem ngaqe shume prej lojtareve luajne ne kampionate te forta. Te shohesh Polonine dhe Çekine pas nesh ne renditje sigurisht qe eshte kenaqesi, por tashme duhet te shohim perpara.
Shorti? Sigurisht qe te perballesh me emra te tille si Spanja, Italia dhe Kroacia nuk eshte diçka pozitive, por tashme ky eshte realiteti. Kombetarja jone e ka fituar Europianin e saj me sigurimin e pjesmarrjes ne keto finale. Sigurisht qe nuk duhet te mendojme shume per kalimin e turit.
Deshira eshte shume e madhe, jo se nuk luajne futboll por keto kundershtare jane ekipe te medha. Duhet qe te mos na rrejne shume mendja, por ne fakt po na rren sepse po hyjme per te dyten here ne Kampionatin Europian. Megjithate duhet pa shume eufori dhe qe mos veme synime. Ashtu siç dolem te paret ne eliminatore kur askush nuk na konsideronte favorite, ashtu ta nisim edhe Europianin, pa pretendime dhe jo me eufori”.
Te plote prononcimin e mjeshtrit Zmijani mund ta ndiqni ne kanalin zyrtar te gazetes “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: