Një incident për një pozitë jashtë loje në Venezuelë po bëhet viral dhe i ka lënë fansat absolutisht në histeri të plotë.Të hënën mbrëma, në Primera Division të Venezuelës, Puerto Cabello priti Portuguesan në Complejo Deportivo Socialista.
Ndeshja përfundoi me rezultat 0-0 dhe ju mund të mendoni se ishte një ndeshje pa shumë histori.Megjithatë, absolutisht nuk ishte kështu. Në minutën e 86-të, ndodhi një situatë vërtet e çuditshme për pozitë jashtë loje, që është një goditje e rëndë me kokë.
Vendasit e dërguan topin në rrjetë kur një krosim nga e majta u shndërrua në gol nga sulmuesi Darlon Rodriguez.Gjyqtari anësor sinjalizoi për pozicion jashtë loje në atë që ishte një thirrje mjaft rutinë, por kjo nuk ishte çmenduria që pasoi.
VAR-i është në përdorim në kampionatin elitar të Venezuelës dhe në transmetimin televiziv, linjat janë tërhequr siç shohim në kampionte tjera si Liga Premier, Serie A apo La Liga.
Vijat janë konsideruar të diskutueshme për sa të sakta janë, por me këtë rast, nuk mund të ishin më të shtrembra saqë janë bërë virale në rrjetet sociale. Megjithatë, nuk u konfirmua nëse vija e përdorur për të verifikuar vendimin ishte zyrtare apo nga transmetimi i televizionit. /Telegrafi/
https://x.com/Josmaestre131/status/1815569679877841162