Protesta studentore në vendin tonë ka nisur sërish, teksa kërkohet nga kryeministri Edi Rama plotësimi i 9 kërkesave të tyre. Pavarësisht kushteve atmosferike, ata s’janë ndalur. Në mbështetje të tyre ka pasur edhe qytetarë të cilët u janë bashkuar në protestën para kryeministrisë.

Njëkohësisht edhe trajneri i Kamzës, Ernest Gjoka duket se është pro “kauzës” së tyre. Tekniku i skuadrës kryeqytetase ka zgjedhur të bëjë një postim domethënës në rrjetet sociale teksa merr si shembull thënien e shkrimtarit të njohur gjerman.

“Studentët rebelohen sepse brenda tyre prehet një ndërgjegje e re”, është thënia e shkrimtarit gjerman që është zgjedhur të postohet nga trajneri i Kamzës./newsport/