“Arena Kombëtare” po i drejtohet me ritme të larta fazës përmbyllëse. Punimet për të ndërtuar impiantin më modern në historinë e Shqipërisë vijojnë me intensitet të maksimal ku vërehet se janë ngritur pjesa më e madhe e tribunave rrethuese dhe tashmë po vishen me materialin përkatës.
Pasi të përfundoi ndërtimi i plotë i tribunave atëherë do të vijohet me kompletimin e ambienteve të brendshme.
60% e stadiumit është ndërtuar dhe në fund do të vendoset edhe tapeti i blertë që do të jetë i cilësisë më të lartë.
“Arena Kombëtare” pritet të përurohet në muajin Tetor dhe do të jetë një nga stadiumet më inovativë të rajonit. Ky impiant është pjesë e 9 kandidaturave për të mirëpritur Superkupën e Europës në vitin 2020.
Ky stadium do të jetë i nivelit të 4-t sipas klasifikimit të UEFA-s, pra “Arena Kombëtare” do të plotësojë kushtet për të organizuar një finale të Europa Leagues dhe Superkupës së Europës, pasi i vetmi event që kërkon një stadium të nivelit të 5-të, është finalja e UEFA Champions League.