Atletja e Vllaznise ka bere nje tjeter paraqitje te mire dhe ne garen e rradhes, pikerisht ate qe eshte zhvilluar kete fundjave ne Shkup te Maqedonise se Veriut. Behet fjale per “Orion Cup”, nje aktivitet nderkombetar ku moren pjese shume sportiste.
Saktesisht pjesmarres ne kete kupe ishin 33 ekipe me gjithsej 318 sportiste. Nder to, ka qene i pranishem edhe ekipi i Vllaznise i cili eshte perfaqesuar me dy sportiste, Viki Tafrrukun dhe Skerdi Kronin.
Skerdi Kroni mori pjese ne disiplinat e 50 meter stil i lire dhe 50 meter delfin. Ndersa Viki Tafrruku u perfaqesua ne disiplinat e 50 meter stil i lire dhe 50 meter shpine duke arritur keto rezultate: Vend te dyte ne 50 meter stil i lire per kategorine C dhe vend te pare ne 50 meter shpine per kategorine C dhe vend te dyte per kategorine OPEN.
Kujtojme qe kategoria OPEN perfshin tre rezultatet me te mira te gares. Kjo tregon se performanca e notares shkodrane ne kete aktivitet ka qene shume e mire duke treguar edhe njehere tjeter vlerat e saj si nje notare cilesore./www.shkodrasport.com/