Lajmi i mbrëmshëm për ndarjen nga jeta të ish-volejbollistit të njohur të Vllaznisë Viktor Jubani, sigurisht që nuk është pritur mirë nga mbarë sportashësit shkodranë por edhe më gjerë sepse ai ishte një figurë shumëplanëshe.

Sot ndërkohë, të shumtë kanë qenë ata që janë interesuar për ceremoninë e varrimit sepse kanë dashur të jenë prezent në të për t’i dhënë lamtumirën e fundit kësaj figure të njohur.

Por nga mësohet, Viktori ka ndërruar jetë në Itali, aty ku ndodhesh prej disa muajsh. Për këtë arsye, pritet që pas kryerjes së procedurave, të mësohet edhe dat kur trupi i tij do të sillet në Shqipëri dhe po ashtu edhe kur do të zhvillohet ceremonia e varrimit të tij.

Jubani ka ndërruar jetë pasditen e djeshme në moshën 75 vjeçare por duke lënë pas imazhin e një sportisti dhe njeriu të mrekullueshëm.
© shkodrasport.com