Atletika shkodrane ka dhuruar mjaft suksese gjatë vitit 2012 dhe premton të njëjtën gjë edhe për vitin 2013. Premtimi vjen nga njëri prej trajnerëve të Vllaznisë, pikërisht i mirënjohuri Vildan Tufi. Në prononcimin e tij, trajneri i mirënjohur, kryesisht i garave të kërcimit, ka bërë një analizë të shkurtër të ecurisë së sportistëve të tij por edhe të ekipit të atletikës së klubit shkodran. “Viti që lamë pas ka qenë i mbarë për atletikën shkodrane. Ajo ka vazhduar sërish me ritualin e titujve kampionë si ekip, madje jo vetëm me të rriturit por edhe me moshat. Sa i takon garave të kërcimit, atij së gjati dhe trehapësh, mund t’u them se stërvis atletë me shumë të ardhme. Fakti që Izmir Smajlaj gjatë vitit të kaluar rreth rekordin 24 vjeçar në garën e trehapëshit. Kjo tregon se këta sportistë kanë shumë të ardhme dhe premtojnë edhe për suksese të tjera në të ardhmen”- ka thënë trajneri Tufi. Atletët e Vllaznisë janë duke u përgatitur për kampionati kombëtar të sallave të mbyllura që zhvillohet muajin e ardhshëm në Tiranë, kampionat nga i cili do përzgjidhen atletët më të mirë për të marrë pjesë pastaj në Kampionatin Ballkanik të sallave të mbyllura që zhvillohet në Stamboll dhe ku duket e sigurtë pjesmarrja e të paktën tre atletëve të Vllaznisë, e kampionëve Ardit Rrashi, Elvedin Meti dhe Izmir Smajlaj.
www.shkodrasport.com