Trajneri i Bayern Munich, Vincent Kompany, analizoi për “UEFA.com” dhe në konferencë shtypi eliminimin ndaj Interit: “Duhet të mendojmë për çështjen kryesore përpara ndeshjeve me Interin, mungesat për shkak dëmtimesh. Pavarësisht kësaj, besoj se bëmë mirë.
Patëm keqardhje për ndeshjen e parë, edhe më shumë për të dytën. Sonte bëmë shumë gjëra pozitive. Kishim mbështetje të jashtëzakonshme nga tifozët. Në dy dy momente mund të kishim bërë më mirë, por duhet pranuar cilësia e Interit. Mendoj se krijuam më shumë raste për gol se Interi”.
Në përgjithësi, Interi ishte më efektiv…
Po, por nuk është vetëm çështje rezultati. Në të dyja ndeshjet u përballëm me një skuadër shumë të mirë. Ishim pa shumë lojtarë: Neuer, Musiala, Upamecano, Davies, Coman, etj. Kemi ndjenja të përziera, nuk do ta luajmë finalen në shtëpinë tonë. Kjo është e dhimbshme, por jemi krenarë për performancën.
Kalendari ndikoi te dëmtimet…
Kalendarin nuk e vendos unë. Ka shumë udhëtime e presion, çka rritet me mungesat. Është diçka për t’u analizuar.
Çfarë ju mungoi për të shënuar më shumë në “San Siro”?
Patëm shumë raste në ndeshjen e parë, video-analizat ishin të gjata, por Interi është ekip shumë i mirë. Do të riluanim njësoj, por rezultati mbetet keqardhja jonë e madhe.
A mund ta mposhtë Barcelonën ky Inter në gjysmëfinale?
Të dyja janë ekipe shumë të forta. Nuk më takon mua të gjykoj.
Kim Min-Jae, te Napoli ishte ndryshe…
Çdokush ka mendimin e tij. Unë e di që ai është i përqendruar për ta fituar kampionatin, siç bëri me Napolin. Nuk do flas keq për asnjë lojtar.