Bayern Munich u ngrit nga goditja e rëndë që mori në Champions League (humbja e rëndë 4-1 në Montjuïc) duke mposhtur 5-0 Bochum, skuadër e cila renditet në fund të Bundesligës. Bavarezët e drejtuar nga Vincent Kompany kryesojnë sërish, pas një triumfi pa të meta.

Belgu u bë gjithashtu trajneri me më shumë gola në 8 ndeshjet e tij të para (në Bundesligë) në krye të skuadrës së Mynihut, duke parakaluar edhe emra gjigantë si Carlo Ancelotti apo Pep Guardiola.

Një total prej 29 golash (rekordi ishte thyer tashmë, me 26) janë shënuar nga Bayern Munich deri në këtë pikë të kampionatit. Golashënuesit më të mirë në kompeticionin vendas janë Harry Kane (9 gola), Michael Olise (5) dhe Jamal Musiala (4).

Pikërisht që të tre e gjetën rrugën e rrjetës në “Ruhrstadion”, ku Leroy Sané dhe Kingsley Coman e mbyllën ndeshjen në favor të bavarezëve me dy gola të jashtëzakonshëm. “Ne e morëm këtë ndeshje shumë seriozisht.

Në tri vitet e fundit, Bayern Munich kishte humbur dy herë këtu. Evituam një rrezik shumë të pastër në pjesën e parë, por më pëlqeu fakti se skuadra qëndroi e qetë, – deklaroi Kompany në konferencë për shtyp. – Bëmë punën tonë nga minuta e parë deri në minutën e fundit, jam i kënaqur me rezultatin dhe golat. Duam vetëm të vazhdojmë kështu”.

Bayern Munich e pret një javë kyçe, në të cilën do të përballet me Mainz 05 në “DFK Pokal”, raundin në të cilën u eliminua sezonin e kaluar, pastaj do të presë Union Berlin. Të mërkurën e javës së ardhshme do të ndeshet me Benfica, një duel ku do të kërkojë të rregullojë rrugëtimin problematik të deritanishëm në Champions League, pas dy humbjeve radhazi./telesport/