Gazetari Anton Mena ka pohuar se Kylian Mbappe dhe Vinicius Jr nuk shkojnë mirë.

Ai pretendon se të dy lojtarët po shtiren sikur shkojnë mirë në fushë ndërsa gjërat janë shumë ndryshe jashtë saj.

Duke folur në Cadena SER, Mena deklaroi se Vinicius Jr dhe Mbappe nuk janë të kënaqur me njëri-tjetrin.

Ai shtoi se dyshja e Real Madridit nuk mund ta durojnë njëri-tjetrin jashtë fushës dhe kjo e ka dëmtuar skuadrën gjatë ndeshjeve.

Ai tha:

“Ata duan të na shesin një vëllazëri që nuk ekziston. Nga sa shoh unë, kjo dëmton lojën e Realit. Të dy nuk kërkojnë njëri-tjetrin dhe nuk e gjejnë njëri-tjetrin”.

Kylian Mbappe dhe Vinicius Jr kanë luajtur 34 ndeshje së bashku në Real Madrid dhe kanë kombinuar për vetëm pesë gola. Braziliani ka shënuar dy prej tyre, ndërsa francezi ka shënuar tre të tjerët.