E ardhmja e Kylian Mbappe është akoma në dyshim. Ylli i PSG nuk ka pranuar të rinovojë kontratën që i skadon qershorin e ardhshëm dhe, sipas zërave të merkatos, Real Madrid do të jetë skuadra e tij e ardhshme.
Zëra këto që janë përforcuar nga deklaratat e fundit të bëra nga sulmuesi i Los Blancos, Vinicius Junior, i cili ka bërë të ëndërrojë tifozët madrilenë.
Në një intervistë të dhënë për France Football, braziliani ka folur për mundësinë që një ditë të luajë me Kylian Mbappe në Santiago Bernabeu.
“Të gjithë duan të luajnë me Mbappe këtu. Shpresoj që një ditë do të ndodhë, është një nga lojtarët më të mirë në botë, ndoshta më i miri”./telesport/