Vinicius Junior ishte një nga yjet që folën përpara ndeshjes me Atletico Madrid në Champions League. Gazetarët e ngacmuan yllin e Real Madridit për mbrëmjen e 28 tetorit, kur ai mungoi në ceremoninë e “Topit të Artë”. Ai u pyet nëse është ndier i tradhtuar, ngaqë nuk u rendit i pari.
“Jo, nuk u ndieva i tradhtuar, sepse njerëzit votojnë atë që duan. Unë kam mendimet e mia dhe i mbaj për vete, ashtu si edhe shokët e mi. Ka plot njerëz që më kanë mbështetur shumë që të vazhdoj të luaj”.
“Nuk është se dikur ëndërroja të fitoja ‘Topin e Artë’, por kur je kaq afër trofeut, dëshiron ta fitosh, patjetër. Gjithsesi, do të kem plot shanse të tjera. Jam këtu për të fituar sa më shumë”.
“Unë bëra atë që vendosi klubi. Më kërkuan të qëndroja në Madrid dhe të rrija i qetë. Këtë bëra”, tha braziliani, pa u interesuar shumë a e besuan apo jo gazetarët e pranishëm në sallën e konferencave.(telesport)