Real Madridi është eliminuar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve nga Arsenali pas dy humbjeve. Los Blancos humbën 3-0 në Londër dhe 2-1 në shtëpi, me Arsenalin që kaloi tutje me rezultat të përgjithshëm 5-1.
Vinicius Junior ka premtuar se Reali do të rikthehet dhe se ka ende trofe që mund t’i fitojnë, derisa ka uruar Arsenalin për kualifkimin.
‘Real Madridi do të kthehet, si gjithmonë. Faleminderit për mbështetjen tuaj. Ne duhet të jemi bashkë në javët e fundit të sezonit”.
“Ka ende tituj që mund të fitojmë… gjithmonë bashkë me këtë ekip, këtë klub deri në fund. Hala Madrid!”
“Urime për Arsenalin”, përfundon Vini Jr.
Humbja ndaj Arsenalit me siguri i përjashton Vinicius dhe Mbappe nga për Topin e Artë. /Telegrafi/