Vllaznia do te luaje te shtunen ndaj Tiranes ne kryeqytet ndeshjen e rradhes per kampionat dhe sigurisht qe ajo pritet me shume interes ne kampin shkodran per vete pretendimet qe kane. Ne prag te kesaj ndeshje ka dhene nje interviste per RTSH Shkodra ish- sulmuesi i te dy ketyre skuadrave, Vioresin Sinani.

“Jam i bindur që do të zhvillohet një ndeshje e bukur dhe uroj dhe shpresoj që të fitojnë Vllaznia. Jam i bindur që Vllaznia nëpërmjet Kampionatit arrin Europën dhe shkon e qetë në finalen e Kupës. Tiana është shpallur kampione dhe motivimi ndoshta nuk është 100% nga lojtarët dhe jam i bindur që këtë ndeshje e fiton Vllaznia

Tirana me realizimin e titullit kampion është shumë e qetë, Vllaznia është gjithmonë në luftë për pikë pasi do që të sigurojë Europës përmes Kampionatit dhe jam i bindur që në fund do ta arrijnë më tre ndeshjet që i kanë mbetur. Jam shumë optimist.”- eshte shprehur fillimisht autori i 208 golave ne kampionatin shqiptar.

Per Sinanin fitorja ndaj Kukesit javen qe shkoi eshte nje plus per skuadren shkodrane dhe ajo per kete shton: “Po kishte shumë emocione, një ndeshje që shkoi barazim dhe në minutat shtesë me golin e Çobës dhe Vllaznia fitoi ndeshjen. Uroj dhe shpresoj që sulmi i Vllaznisë dhe konkretisht Çoba të shënojë përsëri në këtë ndeshje”.

I pyetur nese Vllaznia do ta kapte Europen edhe permes kampionatit, ish- golashenuesi i njohur do te shprehej: “Une mendoj se skuadra shkodrane do ta kape Europen edhe permes kampionatit sepse i ka te gjitha mundesite per kete gje, ne menyre qe me pas te luaje e qete ne finalen e Kupes ndaj Laçit dhe te synoje per ta fituar serish kete trofe”./SHKODRA-SPORT.COM/