Trajneri i Kombëtares së femrave, Vioresin Sinani në konferencën për shtyp, është shprehur se për këto dy ndeshje kualifikuese të evropianit ndaj Portugalisë në Elbasan dhe Finlandës në transfertë është grumbulluar elementi më cilësor.

Ndërsa, theksoi se ekipet me kualitet si Portugalia mund t’i merret maksimumin vetëm nëse vendoset shpirti në fushë. “Jemi grumbulluar për ndeshjet kundër Portugal’s dhe Finlandës të cilat janë dy skuadra të forta, që janë elitare në futbollin e femrave.

Por kemi nisur stërvitjen prej dy ditësh dhe po bëjmë besoj një punë të mirë, t’i përgjigjemi ndeshjes së parë ndaj Portugalisë në më të mirën tonë dhe jam i bindur që do të bëjmë një ndeshje të mirë, pse jo të mos mendojmë edhe për një rezultat pozitiv. Normalisht këto janë skuadra të forta, dhe jemi në një grup të fortë. Por, jam i bindur se bashkë me vajzat do të bëjmë maksimumin në këto dy ndeshje.

Pikat e forta të skuadrës? Këto ekipe që kemi përballë janë të forta dhe kanë diferenca, por ajo që vlerësoj si pikë të fortë te skuadra që drejtoj është kolektiviteti. Besoj që jemi një grup mjaft i mirë, gërshetuar edhe me vajza që luajnë në Shqipëri, Kosovë dhe jashtë kufijve. Janë një grup vajzash që shkojnë mirë dhe stërviten me dëshirë, që luftojnë të gjitha në grup. Me kolektivitet, me përkushtim mund t’i përgjigjemi. Vetëm me shpirt gare dhe luftë sportive mund t’ia dalim.

Janë grumbulluar më të mirat? Është elementi më i mirë i mundshëm, gjithmonë ka vend për prurje të reja. Por, te vajzat është më e kufizuar, besoj janë më të mirat. Hyrja falas në stadium?  

I bëj thirrje Elbasanit dhe Shqipërisë të na mbështesin sepse kanë nevojë. Një ekip që loz mirë me topin por duhet të vejmë shpirtin në fushë. Është e vetmja armë që e kemi më të fortë se të gjitha, këto vajza japin maksimumin dhe jam i bindur se dalim mirë. Strategjia?

Me këto ekipe të forta nuk shkojmë në aventurë. Të mbrohemi mirë, të kemi një mesfushë me shumë forca dhe të kundërsulmojmë, pasi janë ekipe të forta dhe me kundërsulm mund t’i dëmtojmë”, tha Sinani./vipsport/