sh-sulmuesi Vioresin Sinani është i ftuar në emisionin “Procesi Sportiv”.
“Kam luajtur te Tirana në 2006-2007 dhe kam dalë kampion. Më vjen mirë që Tirana u kthye në Superligë.
Uroj që Ze Maria të vazhdojë te Tirana, sepse ka bërë punë të mirë. Më pëlqen thjeshtësia dhe puna e tij.
Në Shqipëri, kanë ardhur edhe trajnerë të tjerë të huaj, që nuk kanë pasur ‘CV’ të pasur dhe kanë bërë si mjeshtra, ndërsa Ze Maria ka treguar thjeshtësi.
Vllaznia? Mendoj se do të mbijetojë. Por më vjen keq që diskutohet kjo gjë për Vllazninë.
Shkodranët nuk e kanë diskutuar kurrë mbijetesën disa vite më parë.
Vetë situata ku ndodhet Vllaznia të bën të bësh kritika. Shpresoj që klubi të kalojë në duart e privatit ndonëse bashkia i ka qëndruar korekt ekipit në aspektin financiar.
Por, menaxhimi ka lënë për të dëshiruar”, tha Vioresin Sinani./vipsport/