Nese flasim per golin, personifikimi me i mire me te eshte emri i Vioresin Sinanit. Golashenuesi me i mire ne historine e futbollit shqiptar me 208 gola te shenuar vetem ne kampionate.
Ish- sulmuesi i Vllaznise padyshim qe eshte nje vlere e madhe jo vetem e klubit Vllaznia, por edhe e Shkodres dhe e gjithe Shqiperise. Por ne fakt, tifozet dhe gjithe shkodranet mbase mund ta kene ndjere mungesen e tij ne rruget e qytetit gjate kesaj periudhe.
Ai prej disa muajsh ka zgjedhur te jetoje ne Itali bashke me familjen e tij. Ne njefare menyre i detyruar per disa arsye personale, megjithate ky eshte realiteti.
Sinanin nuk e kemi ne stadium prej disa muajsh per te ndjekur e mbeshtetur Vllaznine ashtu siç ka bere gjithmone, nuk eshte i pranishem ne media per te dhene mendimet e tij te vyera per futbollin shkodran dhe atij shqiptar, nuk eshte ne Keshillin Bashkiak per te ngritur zerin ne mbrojtje te sportit.
Megjithate ne shpresojme qe shume shpejt ta kemi Vioresin Sinanin serish ne Shkoder. Ky qytet ka nevoje per nje figure te tille, ka nevoje per “Mjeshtrin e Madh” te futbollit./SHKODRA-SPORT.COM/