Golashënuesi më i mirë i Vllaznisë me mbi 200 gola shpreson që ekipi të fitojë një trofe dhe të gëzojë gjithë qytetin e Shkodrës. Gjithsesi ai është tashmë pjesë e stafit teknik dhe së bashku kërkon që ekipi të ruajë vazhdimësinë në kampionat, të marrë pjesë në Kupat e Europës e sigurisht të kërkojë gjithmonë maksimumin e mundshëm në të gjitha drejtimet. Në një intervistë të tij për gazetë tonë, Sinani ka folur në detaje për punën në ekip dhe sidomos për mbajtjen e ritmit në kampionat që është dhe më e rëndësishmja. Viori tashmë si zv.trajner jeni në vend të dytë në renditje, ndërkohë që si lojtarë e keni prekur disa herë këtë pozicion me skuadrën. Cili është ndryshimi për ju?
Po tashmë emocionet e natyrisht përgjegjësitë janë më të mëdha pasi nga stafi drejtues duhet patur më shumë kujdes. Sigurisht që është diëka pozitive përsa i përket renditjes sonë në vend të dytë e kjo duhet vlerësuar në të gjitha aspektet. Mendoj që skuadra ka reagur mirë. Gjithsesi mund të them që nuk mund të bëhen krahasime me emocionet apo përgjegjësitë kur je futbollist apo në pozicionin e stafit teknik. Të dyjanë kanë detyrat e veëanta dhe emocionet e veëanta.
Jeni golashënuesi më i mirë i skuadrës së Vllaznisë, ndërkohë që sot janë mbrojtësit janë ato që po shënojnë. Si e shpjegoni këtë?
Nuk është keq kur shënojnë të gjithë lojtarët. Natyrisht unë kam qenë sulmues dhe detyra e ime ka qenë për të shënuar. Por di të them se sulmuesit që janë sot pjesë e ekipit po punojnë maksimalisht dhe të gjithë jemi shumë të kënaqur me punën e tyre. Fatkeqësisht për të gjithë ne akoma nuk kanë dalë tek goli përjashto një gol të Hysës. Shpresoj që shumë shpejt të kemi dhe një përmirësim në këtë aspekt.
15 pikë të grumbulluara sigurisht me meritë por në Shkodër duan dhe lojë të bukur. Ju si mendoni?

Mendoj se tashmë në gjithë futbollin europian që po zhvillohet po mendohet më shumë për pikë e për të arritur sa më lart. E di shumë mirë se ëfarë kërkojnë tifozët shkodranë pasi unë këtu jam rritur. Megjithatë sot vështirë se ka ekipe që po japin spektakël në fushën e lojës. Përveë një ekipi si Barcelona që jep spektakël sot nuk ka asnjë tjetër. Madje kur shikoj Barcelonën të them të drejtën nuk mund të shikoj një ndeshje të një kampionati tjetër. Pra kjo do të thotë se të gjithë po mendojnë për pikë, ashtu sië po bëjëm edhe ne. Për Vllazninë mendoj është shumë e rëndësishme të kemi sa më shumë pikë e më pas të rrisim dhe lojën e përformancën e skuadrës. Gjithsesi unë mendoj se loja e skuadrës sonë është në rritje dhe kjo duhet vlerësuar. Deri tani kemi vetëm një humbje në kampionat e sigurisht që për mua kjo është një ecuri pozitive. Po most ë bënim dy gabime sot do të ishim në një pozicion më komod.

Çfarë gabimesh?
Nuk mund ta cilësoj plotësisht gabim por dhe mungesë fatit. Ne kemi arritur dy barazimi një me Apoloninë e tjetrin me Tomorin që janë katër pikë të lëna, megjithatë edhe kështu nuk është se kemi një ecuri të keqe.
Të ndalemi tek kampionati shqiptar, Skëndërbeu udhëhet kampionatin, sat ë vështirë e mendoni për ta arritur në renditje kur jeni 5 pikë prapa?
E vetmja skuadër në Shqipëri që sot po bën dhe një lojë të mirë është Skëndërbeu. Prandaj mund të them se kjo skuadër është dhe do të jetë pretendente kryesore. Ndërkohë që ne jemi duke menduar që të luftojmë maksimalisht për tu ngjitur sa më lart të jetë e mundur. Ne nuk do të fokusohemi tek kundërshtarët por tek puna e jonë si skuadër.
E shikoni Vllazninë pretendente deri në fund të këtij sezoni?
Unë di të them që Vllaznia do të kërkojë gjithmonë që të rrisë shkallët. Jemi në vend të dytë do të kërkojmë të parin, jemi në vend të tretë do të kërkojmë të dytin. Unë nuk mund të jap asnjë premtim që do të jemi kampion apo pretendente. Di të them që qëllimi i ynë kryesorë është pjesmarrja në Kupat e Europës dhe këtë duhet ta realizojmë. Më pas të tjerat duhet ti shikojmë dhe gjatë vazhdimësisë së kampionatit.
Në fundjavë ndaj Teutës, ju keni dhe për ëfarë të përballeni më këtë ekip, pasi jeni i vetmi lojtar që keni arritur ti shënoni vazhdimisht. A do të jetë e aftë Vllaznia ti shënojë dhe këtë fundjavë?
Ne shkojmë atje për të marrë maksimumin ashtu sië bëjmë në ëdo ndeshje. Tashmë nuk duhet të ndalemi tek unë përsonalisht pasi tashmë unë jam pjesë e stafit teknik dhe jo e fushës së lojës. Por unë shpresoj dhe uroj që të shënojmë e të fitojmë. Teuta është një ekip i fortë por njëkohësisht dhe i vështirë për tu kaluar. Gjithsesi ne do të bëjmë maksimumin e mundshëm që të pakten të mos dalim pa pikë nga kjo sfidë.

Intervistoi ANTON ZALLI

Skëndërbeu favorit, Tirana e Flamurtarit rivale të Vllaznisë
Vioresin Sinani e shikon Vllazninë në mesin e skuadrava me të forta të kampionatit. Natyrisht renditja në vend të dytë ka bërë që drejtuesit e stafit teknik të mendojnë dhe për ecurinë e metejeshme të skuadrës. Për Sinani, Skëndërbeu mbetet favoritit kryesorë, ndërkohë që Tirana e Flamurtarit mbreten rivalë të përjetshëm. “Tashmë që Vllaznia ka hyrë në vallen e kryesuesve jam shumë i bindur që do ti japë më shumë bukur sezonit futbollistik. Për sa unë mbaj mend, sa herë kanë qenë kuqeblutë pretendentë apo në vendet e para kampionati ka qenë shumë i bukur. Gjithsesi në këtë sezon, Skëndërbeu është duke bërë një përformancë të shkëlqyer dhe mbetet një favorit kryesorë për titull. Ndërkohë që rivalët tonë të drejtëpërdrejtë natyrisht janë Tirana e Flamurtarit. Më pas dhe jo më pak të rëndësishëm janë Besa e Teuta, ekip shumë të mira në supëriore. Megjithatë ne do të shikojmë punën tonë e do të fokusohemi tek aftësitë tona si skuadër”. A.Z

Ndryshimi nga futbollist në trajner, vetëm 10 metra distancë nga fusha në pankinë
Për zëvëndëstrajnerin e Vllaznisë, Vioresin Sinani e sigurisht ikonë e sulmit të kësaj skuadre tashmë i tërhequr nga futbolli i luajtur nuk përbën asnjë ndryshim të madh rrjedha e karrierës së tij. Ai ka vendosur ti qëndrojë sërish besnik futbollit dhe të punojë maksimalisht prandaj e shikon këtë lëvizje të tij, vetëm prej 10 metrash distancë nga tapeti i blertë tek pankina. “Për mua nuk ka ndonjë ndryshim të madh nga futbolli i luajtur. Unë vazhdoj të kemi të njëjtin angazhim pasi jamë pjesë e Vllaznisë. Mund të them se ndryshimi më i madh ëstë 10 metra nga fusha në stol asgjë më shumë. Kam të njëjtin ritëm jetes. Ruaj të njëjtat raporte me shokët e mi më të mirë e natyrisht vijoj të ndjej emocione për futbollin ëka është dhe më e rëndësishme për mua. Ëdo futbollisti do ti vijë një moment që të shkëputet nga futbolli i luajtur ashtu sië më erdhi dhe mua. Por unë do të vijoj të jem besnik i këtij profesioni”, ka thënë Sinani. Ai tashmë zotëron dhe liëensën e trajnerit e sigurisht në të ardhmen mund ti bësohet plotësisht drejtimi i një ekipi si trajner i parë. Vetë ai nuk preferon të japë asnjë detaj, veëse premton se nuk do ti ndahet futbollit. “Sigurisht unë kam plotësuar të gjitha kushtet e nevojshme që të kem liëensën e trajnerit. Unë di të them që synoj të mos i ndahem kurrë futbollit dhe të jem pjesë e saj. Për të tjerat duhet të ia lëmë kohës dhe të ardhmes”, ka theksuar Sinani.

Koha e lirë, familja dhe miqtë
Për një pjestar të ekipit të futbollit pavarësisht në qoftëse është trajner apo lojtarë koha e lirë nuk është e shumtë pasi ai do të duhet të qëndrojë gjithmonë në aktivitet. Kështu ndodh me Sinanin i cili vijon të ketë të njëjtin ritëm sikur në kohën kur ishte futbollist. “E thashë dhe pak më parë që për mua nuk ka shumë ndyrshim. Unë vijoj të kem të njëjtat kontakte, të njëjtët shokë. Sigurisht kur kam kohë të lirë ia kushtoj dhe familjes sime për të cilën tashmë duhet të jem dhe më i angazhuar. Gjithsesi gjërat po shkojnë shumë mirë dhe uroj të vazhdojnë në këtë mënyrë”.

Statistika te Vioresin Sinanit:

· Mbi 200 gola ka shënuar Vioresin Sinani në karrierën e tij futbollistike.

· Në historinë e golashënuesve të Vllaznisë, Sinani mban rekordin maksimal të golave të shënuar.

· Në muajin Gusht të këtij viti Sinani ka zyrtarizuar largimin e tij nga futbolli i luajtur.

11 trofe ka Sinani në karrierën e tij futbollistike

3 Tituj kampion i Supërligës

2 Tituj kampion të Kupës së Shqipërisë 3 supër kupa

3 sezone është shpallur golashënuesi më i mirë