Vitet kalojne por Arsen Hajdarin nuk e harron “vesin” e tij. Ish- futbollisti i Vllaznise po ben mire edhe tashme ne moshen 33 vjeçare, ai vazhdon ta beje me se miri detyren e tij, ate te shenimit te golave, tashme per skuadren e Veleçikut.

E ka bere kete gje edhe diten e djeshme ne ndeshjen e kthimit te Kupes ndaj Tiranes teksa i ka shenuar dy here bardhebluve qe ne pjesen e pare te saj, duke treguar edhe njehere tjeter se “nuhatjen” para portes kundershtare e ka piken e tij me te forte.

Pas barazimit 2-2 ne kete ndeshje, Hajdari ka dhene edhe nje prononcim per mediat, kur eshte shprehur: “Dy golat e shenuar ne porten e Tiranes ne kete ndeshje jane vertete diçka e bukur. Nuk ia ben dot çdo ndeshje keto gola asaj.

Jam shume i lumtur per paraqitjen ne fushen e lojes dhe po ashtu edhe per golat e shenuar. Ishte nje ndeshje normale per ne, pasi kemi qellime te tjera ne kampionat. Nuk kishim ardhur me qellimin per te bere goditjen e madhe, ama pak me zemer i beme bardheblute.Ne kemi synime te tjera ne kampionat”.

Kujtojme qe dy sezone me pare, goli i Arsen Hajdari gati nga gjysma e fushes eliminoi Partizanin nga Kupa dhe kualifikoi skuadren e tij, Beselidhjen. Ndersa kete here shenoi dy gola ne porten e kampioneve ne fuqi te vendit, Tiranes./SHKODRA-SPORT.COM/