Nata e ndërrimit të viteve është festuar me gëzim kudo nëpër Shqipëri dhe sigurisht që edhe pjestarët e ekipit të Vllaznisë kanë kaluar momente të argëtueshme bashkë me njerëzit e tyre të dashur. Por ndërkohë viti 2019 ka nisur me një lajm tjetër të gëzueshëm për kuqeblutë.

Trajneri i ekipit të parë- Hasan Lika, sot ka ditëlindjen. Ai feston 59 vjetorin e lindjes. Një ditëlindje e veçantë në të parën ditë të vitit dhe mbase edhe kjo gjë e bën të veçanta atë.

Padyshim që sot profesor Hasani do ta shfrytëzojë këtë ditë pushimi për të festuar me familjarët e tij dhe ky përvjetor e gjen në krye të Vllaznisë, skuadër e cila ka bërë një paraqitje përgjithësisht të mirë në gjysmën e sezonit. Kuptohet që objektivi i saj është ngjitja në Superligë dhe nga sa duket, një gjë e tillë është mëse e arritshme.

Megjithatë Hasan Lika nuk ka kohë për të bërë llogari e skema, i duhet të festojë. Punës do t’i rikthehet sërish më 4 janar. Ndërkohë gazeta “Shkodra Sport” i uron Hasan Likës edhe 100 vite të tjerë.
© shkodrasport.com