Per futbollin shqiptar nuk do te kete shume pushim dhe ne ndryshim nga vitet e kaluara kur gjate janarit ekipet kane patur mundesi te zhvillojne nje faze pergatitore dimerore, kete here do te jete ndryshe.

Nga fakti qe kampionati ka nisur me vonese per shkak te bojkotit, FSHF ka menduar qe kete gje ta kompesoje duke zhvilluar disa ndeshje edhe gjate janarit.

Dhe te parat ishin planifikuar per t’u luajtur te shtunen e ardhshme me date 9 janar. Por ne fakt, Sektori i Garave e ka afruar edhe me nje dite me shume startin sepse ndeshja e pare per vitin 2021 do te luhet me date 8.

Pra te premten e ardhshme do te zbresin ne fushe ekipet e Vllaznise dhe Teutes. Supersfida e dy ekipeve te vendeve te para te renditjes do te luhet me 8 janar dhe me te do te hapen ndeshjet e javes se 13-te te kampionatit.

Nderkohe, eshte vendosur gjithashtu qe kjo perballje te luhet nen dritat e projektoreve dhe prandaj ajo do te startoje ne oren 18.00 dhe kjo behet e ditur edhe ne faqen zyrtare te Federates.

Vllaznia kryeson me merite renditjen duke patur 6 pike me shume sesa Teuta e vendit te dyte, por ne fakt durrsaket jane ekipi per t’u mundur sepse deri me tani nuk e njohin shijen e humbjes./SHKODRA-SPORT.COM/